
Në shenjë proteste, biznesi i vogël dhe i mesëm do të mbyllin qepenat dhe do të ndalojnë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve për rreth një orë. Shpallja e grevës, që do të nisë në orën 10:00 deri në 11:00 ditën e diel, u lajmërua nga Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit.