Mbërrijnë 117 mijë vaksina Pfizer, pjesë e kontratës së dytë me kompaninë

pfizerraksina11635271764

Kanë mbërritur këtë mbrëmje në Shqipëri edhe 117 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.