Moti të martën dhe të mërkurën, 26 -27 tetor 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftotha kontinentale të cilat do të kushtëzojnë të mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë gjatë javës së fundit të Tetorit.
E martë, 26 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje gjatë ditës.
Temperaturat:
Zona malore 1/12°C
Zona e ulët 5/24°C
Zona bregdetare 10/25°C
Kosova, e martë, 26 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 0°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 15°C .
E mërkurë, 27 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në Jug-lindje . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje gjatë ditës.
Temperaturat:
Zona malore 1/14°C
Zona e ulët 4/25°C
Zona bregdetare 11/24°C/ RTSH
LEXO TE NGJASHME