Mbyllet autostrada Lushnje-Fier, shkak numri i lartë i aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen

lusnje.fier

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të mbyllë autostradën Lushnje-Fier në zonën e quajtur si “pushimi i shoferit”. Shkak për këtë vendim është bërë numri i lartë i aksidenteve rrugore me vdekje.

Nga mbyllja e autostradës në këtë segment, do të jenë të izoluara Krutja dhe Kemishtaj. E pas kësaj pike do të mbyllet edhe kalimi i automjeteve për në Vajkan. ARRSH ka vendosur që të bëjë ndërhyrje në këto segmente rrugore, duke bërë të mundur rrethimin me barriera mbrojtëse anësore dhe mbylljen e hyrjeve-daljeve.

Drejtuesit e automjeteve që preken nga mbyllja e këtij segmenti të autostradës Lushnje-Fier, do të duhet të udhëtojnë deri në rrethrrotullimin e Kolonjës për t’u kthyer në Divjakë ose Krutje.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.