Si të pastroni kabinën e dushit që smërçi dhe myku të mos ngjiten mbi xham

0.8kabina.dushi.pastrim012542102354835

Të pastrosh kabinën e dushit prej xhami mund të jetë një punë e lodhshme. Këtë e dinë shumë mirë zonjat e shtëpisë të cilat mbas një periudhe të caktuar e gjejnë veten duke luftuar me mbetje shampoo, sapuni, pisllëku dhe mbi të gjitha, armikun nr 1 të tualetit, kalkaren e ngjitur nëpër sanitare. 
Ndërkohë pastrimi i dushit bëhet një sfidë e vështirë nëse dushi nuk është pastruar prej kohësh. Ja këshilla e parë, mos e lë dushin apo kabinën e tij palarë për një kohë të gjatë. Mund të duket banale, por të pastrosh dushin në mënyrë sistematike e bën këtë detyrë më të thjeshtë dhe të shpejtë. Idealja do të ishte që dushi të pastrohej mbas çdo përdorimi. Mund të jetë komode të kalohet ndonjë leckë e thatë ose akoma më mirë një ilac pastrues për xhama duke lënë derën e hapur në mënyrë që të thahet sa më shpejtë duke evituar lageshti dhe mikrobe.


Kalkare mirupafshim 
Për të larguar ujin dhe kariesin është e këshillueshme të përdorim solucione acide, psh një përzierje me uje, uthull dhe ilaç pjatash e cila më pas mund të derdhet sipër zonave ku duhet të pastrojmë. Mbasi e lemë të bëjë efekt disa minuta e shpëlajmë me ujë më bollëk, të ngrohtë duke e shoqëruar dhe me një sfungjer. Është shumë e rëndësishme që në fund të pastrojmë çdo gjë me një leckë të thatë, nëse është mikrofibër akoma më mirë. 


Stop mbetjeve nga sapuni 
Për të hequr mbetjet nga sapuni, është e nevojshme të përdorim produkte që mund t’a shkrijnë. Për shëmbull mund të hidhni zbutës apo amoniak në një bidon i tipit spray dhe të përdorni këtë përzierje për të hequr sapunin e ngelur. Mbasi keni lënë solucionin të veprojë për disa minuta, pastroni çdo gjë me një leckë të thatë. 


Parandalimi më i mirë se kura 
Për të evituar formimin e një shtrese yndyre apo sapuni mund të përdoren produktet e kuzhinës, sidomos detergjentët kundër yndyrës. Këta formojnë një shtresë protektive mbi xhamat e kabinës duke bërë që sapuni dhe shampoo të rrjedhin poshtë si ujë. Mos harroni që uthullën e keni aleatin më të mirë kur vjen puna të pastrimi i thellë i ambienteve të shtëpisë.
Disa këshilla dhe një dozë e madhe disiplinë janë mënyra më e mirë për të pasur një banjo perfekte dhe gjithmonë gati për përdorim.

LEXO TE NGJASHME

0.555 si te besh krijosh regullosh

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.