Kjo është metoda e vetme që eliminon shenjat e të djegurave nga enët e kuzhinës

kuzhina.tigan

Kuzhina është vendi më i dashur i shtëpisë, ku i gëzoheni ushqimit të mirë (sidomos kur gatuajnë dhe ju shërbejnë të tjerët) dhe bisedës së këndshme me miqtë e familjarët. Por, nuk do të thonit të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për pastrimin e enëve, aq më tepër kur janë të djegura.

Në qoftë se kontrolloni me vëmendje dollapin ku mbani larësit dhe aksesorët e tjerë do të gjeni me patjetër edhe telat e famshëm të enëve, të fortë dhe të botë, që nuk janë aspak zgjidhje e mirë sidomos për pastrimin e enëve me veshje prej guri ose porcelani. Living ka zgjidhjen e duhur për ju, për të cilën e keni aq shumë nevojë.

Shtoni në tiganin ose tenxheren e djegur 2-3 gota ujë të nxehtë. Shtoni sodën e bukës dhe vendosni të ziejnë fillimisht me zjarr të avashtë, më pas rrisni temeperaturën deri në vlim për 30 minuta. Zbrazni enën dhe shtoni pak kripë e ujë. Fërkoni fillimisht me pjesën e fortë të sfungjerit. Nëse vini re se ka akoma njolla djegieje, shtoni sërish kripë dhe fërkoni pjesën e brendshme të enës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.