A e dini pse e kruajmë kokën kur jemi në siklet? Përgjigjja është befasuese

habiteni.kruajtje.koke

Kruajtja e kokës është një gjest që të gjithë e njohim që nga fëmijëria dhe studiuesit e lidhin me të menduarit dhe studimin e veprimit të ardhshëm. Shumë shpesh, edhe ju mund ta keni bërë këtë veprim kur mendoni për gjërat të cilat është e nevojshme t’i bëni apo t’i thoni.

Përgjithësisht, bëhet fjalë për situatat në të cilat është e nevojshme të mendohemi mirë para se të vendosim për ndonjë veprim, ndërkaq të kruarit e kokës është pikërisht reagim automatik i trupit tonë.

Truri, situatat e tilla i interpreton si stresuese, ndërkaq çdo formë e prekjes së pavetëdijshme paraqet përpjekje për të qetësuar dhe ta ngushëlluar veten, shpjegojnë psikologët. Gjestet automatike, siç janë kruajtja e kokës apo masazhi i qafës paraqesin shprehje të jashtme të gjendjes së brendshme të njeriut.

Psikologët konsiderojnë që shumica e këtyre gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetes, paraqesin dëshirën e njeriut që të ngushëllohet në momentet e pasigurisë apo të stresit. Në këtë mënyrë, i japim besim vetes që të arrijmë zgjidhjen më të mirë.

Krujatja e kokës është një sërë lëvizjesh të pavetëdijshme me të cilat njeriu përpiqet t’i vijë në ndihmë vetes që të qetësohet dhe të ulë nivelin e stresit, ndërkaq ai është i orientuar në drejtim të kokës, sepse pikërisht ajo është burim i atij stresi.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.