space

BMW X5 “fluturon” nga Ura e Dajlanit – humb jetën një vajzë, drejtuesi në gjendje të rëndë

x5

16 Janar 2026 • Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në Ura e Dajlanit, Durrës, ku një automjet tip BMW X5 ka humbur kontrollin dhe ka rënë rreth 30 metra poshtë urës.

Si pasojë e aksidentit, një vajzë ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në spital. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.

Policia dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Lajmi është në përditësim. Detaje të reja priten në vijim.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.