space

Pengmarrja e Fisnik Xhakës në Vlorë, zbardhen përgjimet e autorëve: Si bënë plan për t’i shpëtuar policisë

 Screenshot 12 17 2025 2 53 43 PM

Zbardhen detaje nga pengmarrja e Fisnik Xhakës në qytetin e Vlorës, një javë më parë.

Sipas dosjes hetimore më datë 11.12.2025, rreth orës 12:00 në sallën operative të policisë, ka telefonuar një person, që është prezantuar si M. Xhaka dhe ka thënë se i vëllai i saj shtetasi Fisnik Xhaka ndodhej në qytetin e Vlorës dhe se e kishin marrë peng disa persona ku i kërkonin një shumë prej 75 mijë euro për ta lënë të lirë.

Ajo ka telefonuar me numrin e telefonit suedez dhe ka thënë se i vëllai i saj mbahej peng nga dy persona të cilët quheshin Xhulian Zogaj dhe Orest Carapaj. Ajo ka thënë se vëllai i saj kur kishte marrë telefonin i kishte dërguar një lokalcion të vendodhjes së tij dhe se ishte në rrezik të madh për jetën pasi personat ishin të rrezikshëm dhe të dhunshëm.

Pasi u hap vendndodhja e dërguar nga shtetasja M. Xhaka, rezultoi se kjo vendndodhje ishte në lagjen “Osman Haxhiu”, në rrugën “Demokracia”, në një pallat shumëkatësh.

Teksa policia ka shkuar aty, ka mbajtur kontakt me motrën e shtetasit Fisnik Xhaka. Ajo iu ka dërguar numrin e telefonit me të cilin fliste me vëllain e saj. Gjatë kësaj kohe, është telefonuar numri i shtetasit Fisnik Xhaka, ku kjo thirrje nuk ka marrë përgjigje. Në këto momente nga kati i fundit i pallatit i cili rezultonte me katin e 7-të nga toka, kanë dalë dy djem nga një banesë. Këta dy persona janë identifikuar se quheshin Julian Zogaj dhe Vilson Agaj. Policia ka ndërhyrë në banesën nga e cila dolën dy personat e në fjalë dhe derën e banesës e ka hapur shtetasi Orest Çorapaj. Në sallon i ulur u gjet shtetasi Fisnik Xhaka, person i cili nga familjarët e tij ishte denoncuar i rrëmbyer.

Shtetasi kosovar Fisnik Xhaka, në momentin që u gjet në banesë, u konstatua se ishte me paterica ku kishte një këmbë të dëmtuar, kishte dëmtime në pjesën e ballit, dëmtime në pjesën e syrit të djathtë. Gjatë kontrollit në banesën ku mbahej Fisnik Xhaka, u gjet një radio marrëse-dalëse me ngjyrë si në jeshile me mbishkrimin “Bt 31 Mhz”, në gjendje të fikur e ngjashme si ato që përdoren për valët e policisë.

Të 4 personat e gjetur në atë ambient u shoqëruan në polici dhe në momentet e para Fisnik Xhaka shfaqte shenja frike dhe nuk donte të deklaronte emra se çfarë kishte ndodhur pasi kishte frikë për familjarët e tij, vëllezërit që kishte në Suedi dhe se u rrezikohej jeta.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.