Protesta për Erion Bobën që u vra në Durrës, halla e viktimës e zhgënjyer nga mospjesëmarrja e qytetarëve: Djali s’na kthehet më, por…

 ERION BOBA
 

Halla e 15-vjeçarit Erion Boba, Barie Çupi ka reaguar pas mungesës së mbështetjes në një protestë të njoftuar në rrjetet sociale, në orën 11:00 të ditës së sotme.

Ajo kërkon drejtësi për nipin e saj i cili humbi jetën në spital, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar në Durrës, si dhe solidarizim nga qytetarët.

“Kjo neglizhencë e një populli para një tragjedie, tregon rënie të ndërgjegjes shoqërore.. ne djali na iku e s’na kthehet më, por prindërit që janë sot në çdo familje, apo mësuesit nëpër shkolla, mjekët, mësuesit, nesër mund të ketë një Erion tjetër, një Martin tjetër. Thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmijë tjetër nesër. Edhe drejtësia për Erionin është shumë e vështirë…. unë kam marrë me qindra mesazhe, dhe i falënderoj të gjithë shqiptarët për mesazhet e ngushëllimit, por ngushëllimi më i thellë do ishte të ishin sot këtu në këtë protestë të njoftuar”, shprehet ajo.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE REJA

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.