space

Përsëritet ngjarja/ Tragjedia me Martin Canin nuk u bë mësim, tjetër nxënës plagoset një vit më pas

  640 0 69270e4c70a91
 

Vrasja tragjike e Martin Canit në një ditë shkolle nuk u bë mësim për sigurinë në institucionet arsimore. Konfliktet e rënda mes nxënësve vijojnë të përsëriten.

Vrasja tragjike e Martin Canit në një ditë shkolle nuk u bë mësim për sigurinë në institucionet arsimore. Konfliktet e rënda mes nxënësve vijojnë të përsëriten. Një ngjarje e ngjashme me emra të ndryshëm raportohet nga Durrësi një vit pas tronditjes nga humbja e 14 vjeçarit pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari, duke mos shërbyer si pikë kthese për parandalimin e konflikteve.

“Duke marr shkas rastin e Martin Canit, cedimit dhe mënyra si është trajtuar ai rast tregon paaftësi të shkollës për të menaxhuar situata konfliktesh të tilla. Fillon me drejtoreshën e shkollës, vazhdon me punonjësen e sigurisë , psikologen kur kanë dijeni dhe gjithashtu edhe me mësuesit e shkollës në lidhje me koordinimin që ata kanë me prindërit. Në shumicën e rasteve që di, nuk janë njoftuar prindërit në asnjë moment për konflikt në shkollë dhe kjo sjell pasojën e mosneutralizimit të konfliktit apo vazhdimit të konfliktit me ditë, javë…”, shprehet Redi Ramaj, avokat.

Redi Ramaj, avokati i dosjes së Martin Canit, tregon se familja e 14 vjeçarit është në pritje të vendimit për dënimin e autorit. Nisur nga rastet e përsëritura, avokati mendon se është momenti që sistemi i drejtësisë të përcjellë te të rinjtë se nuk ka tolerancë në gjykim,  për të ndikuar në ndalimin e krimeve të kësaj natyre.

“Mesazhi i çdo dënimi nuk është vetëm për ti dhënë një masë dënimi me burg autorit, por është për të treguar se këto ngjarje janë të rënda dhe nuk duhet të përsëriten. Asnjë i mitur nuk duhet të mendojë se mund të godas shokun me një armë të ftohtë apo armë zjarri dhe të ketë favorizime vetëm për faktin që është i mitur. Qoftë i mitur apo më keq i rritur të kuptojë se do të ndëshkohet maksimalisht”, shton ai.

Situata e përsëritur ka nxitur reagimin publik që kërkon të ketë masa më të rrepta e të ndërhyhet në kohë që rastet e dhunës të trajtohen me seriozitet për mbrojtjen e nxënësve

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.