Protesta e PD-së/ Blindohet Kryeministria, nis vendosja e perimetrit të sigurisë

Partia Demokratike pritet të mbajë pasditen e kësaj të hëne protestën e dytë para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, pas skandaleve që mbuluan qeverinë së fundmi.
Protesta pritet të fillojë në orën 18:00 ndërsa ka nisur dhe blindimi i godinës së kryeministrisë. Raportohet se ka nisur edhe vendosja e perimetrit rrethues të godinës, ndërsa pak më herët është njoftuar edhe bllokimi i disa akseve.
Ky është tubimi i dytë i një angazhimi të tillë të opozitës, ndërsa aksioni është njoftuar se do të vijojë edhe ditë të tjera në vazhdim.
LEXO TE NGJASHME


















