VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit mafioz në Rinas, autori gjakftohtë zbret nga makina dhe qëllon me breshëri Gilmando Danin

Atentatorët e ekzekutimit mafioz në Rinas kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë dhe të panxituar. Media “Shetg” ka publikuar pamjet e momentit nga vrasja e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, i cili udhëtonte me agjentin e Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, i plagosur.
Gjithçka ndodhur në më pak se një minutë në rrethin e Rinasit. Në pamje dallohet mjeti luksoz i bardhë, ku ishte Dani dhe miku i tij, teksa marrin rrethin e Rinasit. Ata shkëmbehen me makinën e autorëve, teksa Benzi po merr rrethin. Aty autorët kanë qëlluar me breshëri kallashi, por ky kënd nuk shfaqet qartë në pamjet e publikuara nga gazetarja Lindita Çela.
Pasi është qëlluar me breshëri, në këto pamje të “Shteg” dallohet pikërisht momenti kur Benzi ndalon në mes të rrugës. Përballë ka një taksi, ndërsa mjeti “Toyota” i autorëve sapo merr rrethin dallohet teksa ndalon. Prej tij zbret një prej autorëve, sipas shteg i maskuar me veshje si të policisë, dhe dallohet teksa qëllon me gjakftohtësi. Ai afrohet pranë makinës dhe po qëllon në anën e pasagjerit ku i ulur ishte Gilmando Dani.
Pastaj me nxitim largohet drejt makinës “Toyota”. Në këtë moment, në video dëgjohen të tjera të shtëna kallashi nga makina “Toyota” në drejtim të Benzit. Më pas autorët largohen në drejtim të Fushë Krujës, aty ku kanë djegur edhe mjetin me 4 armët e përdorura në ngjarjen kriminale.
LEXO TE NGJASHME


















