Atentat me armë zjarri në Rinas, raportohet për një person të vrarë dhe një të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Rinas, ku një person raportohet se është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Viktimë dyshohet të jetë shoferi, Gilmando Dani, i njohur si krahu u djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur. Automjeti është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje.
Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve ka shkuar në drejtim të Fushë-Krujës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje po përpiqet te thyeje xhamin për të nxjerrë të plagosurin, per ti dhene ndihmë sepse makina eshte bllokuar.
LEXO TE NGJASHME


















