Tensione në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës, qytetarët sherr për bllokimin e rrugës
Protesta e 42-të e opozitës para bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione dhe shkak për këtë është bërë mosbllokimi i rrugës para bashkisë nga ana e policisë siç ka ndodhur më herët.
Këtë herë janë qytetarët ata që kanë bllokuar kalimin e mjeteve. Një grusht mbështetësish të PD kanë nisur tubimin pak pas orës 11:00, duke bllokuar dhe kalimin e automjeteve.
Para bashkisë kanë mbetur të bllokuara me dhjetëra mjete, ndërkohë që policia po bën thirrje me megafon për lirimin e rrugës.
Edhe gjatë javës së shkuar ndodhi e njëjta situatë, ku blutë e Tiranës proceduan edhe disa qytetarë.
LEXO TE NGJASHME