“Nuk e njihja Marion, shkova të mbroja Martinin”, Luisi flet nga Trauma për Top Story: Ishin dy persona me dy thika, ndihem i trembur
Ai theksoi se i qëndron dëshmisë së mëparshme që në vendngjarje kanë qenë dy persona me dy thika.
14-vjeçari u shpreh se është ende i trembur nga ngjarja, por ndihet më i qetë.
Intervista e plotë me Luisin:
Gazetari: Si je?
I mituri L.M: Më mirë jam.
Gazetari: Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…
I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem akoma më mirë.
Gazetari: Po në aspektin psikologjik a je i qetë pas asaj që ndodhi?
I mituri L.M: Me atë që kam parë…ndihem pak i trembur por besoj se do të kaloj edhe kjo.
Gazetari: A të ka ndihmuar kujdesi i të gjithëve dhe mjekëve për ta kaluar këtë gjendje
I mituri L.M: Po dua të falënderoj të gjithë shqiptarët për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë si dhe mjekët që më kanë shpëtuar jetën.
Gazetari: Ti je personi kryesor që ka ndikuar në zbardhjen e ngjarjes. Ju keni thënë që ka qenë një autor i dytë apo jo, në momentin e ngjarjes? Mund të na e përshkruash se çfarë ndodhi?
I mituri L.M: Nuk besoj se do flas më tepër për këtë sepse deklaratën e kam dhënë aty ku duhet….por se di a më lejohet apo jo.
I mituri L.M: Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja.
Gazetari: Me Marion keni pasur njohje të mëparshme?
I mituri L.M: Jo.
Gazetari: Ishit në klasa paralele?
I mituri L.M:Jo. Nuk e njihja si person.
Gazetari: Ti ishe thjesht në ndihmë të Martinit?
I mituri L.M: Po isha thjesht në mbrojtje të Martinit.
Gazetari: Keni thënë se kanë qenë dy persona me thika në vendngjarje. I qëndron këtij versioni?
I mituri L.M: Po unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund.
Gazetari: Pra ti ke parë dy armë…dy thika të ndryshme në vendngjarje dhe dy persona që i kanë mbajtur.
I mituri L.M: Po.
Gazetari: Po mbas mbarimit të sherrit, çfarë ka ndodhur? E mban mend si jeni shpërndarë?
I mituri L.M: Mua më ndihmoi kushëriri, Marsidi. Ka qenë tek 9 Katëshet dhe pastaj s’mbaj mend gjë se kam qenë në gjendje të fikti.
LEXO TE NGJASHME