U vra me plumb në kokë, dalin detajet, biznesmeni Eduart Reci kishte denocuar një konflikt, nuk u hetua!
Atentati i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës tronditi kryeqytetin duke i marre jeten biznesmenit te ndertimit Eduart Reci, i cili sipas mediave, kishte denoncuar nje konflikt kohe me pare.
Biznesmeni 52-vjeçari Eduart Reci u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë.
Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjumë nga autori.
Siç raporton Top Channel, viktima ishte duke folur në telefon në momentin që është qëlluar me armë zjarri.
Një kamera sigurie e tregon atë teksa rrëzohet. Mësohet se 52-vjeçari ka qenë ndërtues pallati dhe nuk është i skeduar për policinë.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se dikur Eduart Reci ka qenë drejtor në SHISH.
Para ca kohëve sipas burimeve, viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi.
Çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh, citon top channel.
LEXO TE NGJASHME