Në kërkim për atentatin me tre të vrarë në Shkodër, publikohet fotoja, kush është Izmir Sakica 

 640 0 67261b13cd6ca

Publikohet foto e Izmir Sakices, njërit prej 2 personave në kërkim policor për tu marrë në pyetje për atentatin e ndodhur në Shkodër më 30 tetor. 

Sakica dhe Samuel Troshani, janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.

Gjatë shkëmbimit të armëve u qëllua me breshëri plumbash në një mjet të blinduar ‘Audi’, por nuk pati të lënduar. Për këtë ngjarje në polici u shoqërua dhe Safet Bajri por më pas u la i lirë.  

Deri tani si Troshani dhe Sakicaj nuk janë gjetur. Fotoja eshte publikuar nga shqiptarja.

Një makinë në lëvizje me autorët qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Lici ndërroi jetë ne vend, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë.

Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Bashke me ta ne automjet dyshohet se ndodhej edhe nje person i trete. 

Në këtë masakër, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin.

Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ndërroi jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Një makinë tip Land Rover model i ri e djegur është gjetur në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat.

Në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta.

Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.