500 nxënës më pak në Korçë, mbyllen gjashtë shkolla!

Screenshot 9 9 2024 11 50 30 AM

Në qarkun e Korçës, raportohen më pak nxënës të regjistruar në klasat e para dhe të dhjeta, po ashtu edhe shkolla e klasa të mbyllura.

Numri i registrimeve për nxënësit në klasën e parë është 1302, nga 1698 që ishin një vit më parë..

Numri i registrimeve në klasën e dhjetë këtë vit shkollor është 1277, përkundrejt 1779 nxënësve në vitin e shkuar.

Numri i nxenësve në total në rang qarku është 21080.

Në ZVAP Kolonjë, është mbyllur shkolla e ciklit fillor Kodras dhe në ZVAP Devoll shkolla e ciklit fillor Kapshticë.
Edhe në Maliq janë mbyllur 4 shkolla fillore nga rënia e numrit të nënësve dhe perqëndrimi në fshatrat Mjaltas, Desmire, Zvarisht, Osoje. Janë mbyllur klasa në shkollat e fshatrave Shqitas, Podgorie, Vreshtas, Zemblak, Orman, Strelce, Marjan.

Në shkollën Kamenicë, u mbyllen 2 klasa të ciklit fillor dhe një klasë e ciklit të lartë. Edhe në shkollën Floq u mbyll 1 klasë e ciklit të lartë.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.