47 mijë shqiptarë u dëbuan nga BE! Të njëjtat rregulla për expuls pritet të aplikohen edhe nga Shqipëria për të huajt

 

AdobeStock 229615799 HispanicImmigrants

 
47 mijë shtetas shqiptarë morën expuls dhe u dëbuan nga vendet e Bashkimit Europian përgjatë shtatë viteve të fundit.

Kjo e dhënë u bë publike në fund të muajit gusht gjatë podcastit “Fol me Anila Hoxhën” transmetuar në Top Albania Radio. Ditën e kaluar ministria e brendshme ka kërkuar ndryshime të ligjit për të Huajt duke përfshirë rregulla të reja sikurse një koncept i njohur si ndalimi i hyrjes

Expulsi i njohur për shqiptarët që e marrin mbasi nuk respektojnë rregullat e qëndrimit në vendet e zonës Shengen do të aplikohet edhe ndaj të huajve që nuk respektojnë të njëjtat rregulla në Shqipëri. Propozimet e reja janë shtruar për konsultim publik.

Propozimet e reja lidhen largimin vullnetar të të huajve, një opsion që u jepet edhe shqiptarëve përpara se ata të deportohen apo dëbohen kur kanë kryer shkeljen në BE. Njëherazi propozohen lartat e qëndrimit, lejet e qëndrimit e kategorizuar si kartë blu al dhe leje për punonjës shtëpie që lëshohet sipas afatit të kontratës.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.