Lija e majmunit, mjeku Dasho: Ja si të mbroheni
Nuk ka vend për panik, por duhet vëmendje dhe marrje masash të shpejta nga autoritetet e Shëndetit Publik në çdo vend të botës. Kështu u shpreh mjeku Erion Dasho për linë e majmunit, për të cilën një ditë më parë OBSH shpalli emergjencë globale. Sipas tij, virusi i tanishëm karakterizohet nga një klinikë më e rëndë dhe me vdekshmëri më të lartë.
I ftuar në A2 CNN, shpjegoi sesi shkaktohet, si transmetohet, simptomat dhe sesi të mbrohemi.
Ai tha se lëvizja e njerëzve në botë kërcënon përhapjen, ndërsa shqetësimi i ekspertëve është rreziku i mutacioneve që mund ta bëjnë atë lehtësisht të transmetueshëm. Duke folur për simptomat që sipas tij i ngjajnë një virozë të zakonshme, Dasho theksoi se personat me imunitet të dobët zhvillojnë forma më të rënda klinike deri në vdekje. Sipas tij vaksina kundër lisë ofron mbrojtje edhe ndaj lisë së majmunëve.
Si shkaktohet?
Lija e majmunit shkaktohet nga një virus i ngjashëm me linë e dhenve dhe linë që është zhdukur prej më shumë se 40 vjetësh dhe që për fat të keq mbi 50-60 vjet shkakton sëmundje në popullatë për shumë vite ka qenë e izoluar në Afrikën Qendrore dhe aty kemi numrin më të madh të rasteve. Por jetojmë në botë globale ku lëvizjet janë të shpeshta dhe kjo bën që sëmundjet të arrijnë në çdo vend të botës. Para dy vitesh kemi patur shpërthimin e parë global të lisë së majmunit që preku më shumë se 100 vende, por tashmë kemi nëntipin 1 që dhe karakterizohet nga një klinikë më e rëndë. Ka patur vdekshmëri më të lartë dhe për këtë arsye OBSH, pa pritur që të bëhet kërcënim global dhe të prekë numër të madh vendesh e ka bërë një emergjencë dhe pa u konstatuar rasti i Suedisë dhe Pakistanit. Nuk ka vend për panik. Duhet vëmendje dhe marrje masash të shpejta nga autoritete e Shëndetit Publik në çdo vend të botës.
Si transmetohet?
Është një sëmundje që transmetohet mes njerëzve kryesisht kontakti seksual, ka disa prova që për transmetimit aerogjen. Kryesisht nëpërmjet kontaktit të ngushtë dhe atij seksual dhe raste e tanishme kanë patur këtë mënyrë transmetimi. Të gjithë viruset pësojnë mutacione. Edhe virusi i parë i lisë ka qenë virus që nuk shquhej për mutacione të shpeshta.
Në rastin e lisë së majmunëve ekziston shqetësimi se ndoshta një mutacion mund ta bëjë atë lehtësisht të transmetueshëm nëpërmjet njerëzve dhe me rrezikun e një përhapjeje shumë të shpejtë, por ka edhe shpërthime që i kalojnë kufijtë e Afrikës.
Simptomat janë ato të një viroze të zakonshme temperaturë, dhimbje muskulore dhimbje koke por ajo shenjë që nuk shfaqet te të gjithë që është te lëkura. Kjo është shenja që orienton më shumë drejt lisë së majmunit. Personat me imunitet të dobësuar dhe kryesisht ata me Hiv, gratë shtatzëna e fëmijët e vegjël zhvillojnë forma më të rënda. Një pjesë e njerëzve zhvillojnë forma më të rënda të sëmundjes dhe në këtë kategori kemi manifestim të vdekjeve.
Si të mbrohemi?
Mbrojtja është e qartë; duhen evidentuar sa më shpejt shpërthimet që të ndërpriten rrugët e transmetimit; kontakti i ngushtë seksual apo ai me mjetet e infektuara sidomos nga puçrrat me qelb apo që kanë mbledhur ujë dhe kryesorja kemi disa taktika në varësi të klinikës së shprehur. Nëse kemi ethe e dhimbje muskulore kemi preparate analgjezikë si aspirina paracetamoli, në rastet se avancon dhe mbivendoset me sëmundje të tjera bakteriale do të kurohet. Ka patur preparat viral që mund të ketë rok në ngadalësimin e procesit të sëmundjes, mirëpo provat klinike nuk kanë arritur të tregojnë efikasitet.
Vaksina kundër lisë që brezi i 50-vjeçarëve dhe më ka kryer ka kryer ofron mbrojtje edhe ndaj lisë së majmunëve. Vaksinimi i popullatës me vaksinën kundër lisë.
A rrezikohet epidemi?
Kemi përhapje relativisht në ulët në ato zona në Afrikë, është zonë lufte dhe nuk ka të dhëna të sakta. Shumë raste të lehta nuk raportohen, mendohet se duhet të ketë shumë më tepër se 20 mijë raste.
OBSH shpalli emergjenca globale që çdo vend të marrë masa, të forcohet e përditësohet sistemi i survejancës epidemiologjike, të trajnohen mjekët e linjës së parë, mjekët e familjes, të letë linjë paralele raportimi. Të informohet popullata që të mos ngjallet panik i kotë. Ka vend për kujdes, por jo për panik dhe këto duhet të jenë të detyra të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo është një situatë normale, ka shtuar vëmendjen e publikut dhe medias. Tashmë vëmendja është më e shtuar sepse flet për sensibilizimin e medias e qytetarëve dhe përgjegjësi e medias që të sqarojë qytetarët të menaxhojë panikun dhe kërkohet vëmendje e shtuar ndaj këtyre problemeve e kërcënimeve të Shëndetit Publik.
LEXO TE NGJASHME