“Kam fëmijët për të rritur”/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Egli Progës, refuzoi ti jepte Denisit xhiron ditore të lokalit

 640 0 66bb46f7514d3

Ishte pasditja e 10 gushtit kur Egli Proga mbylli qepenin e lokalit të tij në Pogradec për herë të fundit dhe u drejtua për në shtëpi.

Pak metra më tej, në afërsi të një lokali tjetër ishte Denis Meçe dhe e ftoi Eglin për një cigare. Ai i ka kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobvënie”, por ky i fundit ka refuzuar.

Dëshmitarët okularë kanë treguar për gazetarjen Dorjana Bezat se në ato momente, Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij.

Xhiroja ditore i kushtoi jetën Eglit, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale.

Ai ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë për 30 minuta, tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, ndërsa aty pranë ishte edhe një efektiv policie.

Familjarët kanë tentuar ta marrin 42-vjeçarin dhe ta dërgojnë në spital, por janë refuzuar dhe iu është thënë nga policia se ndihma mund të jepet vetëm nga persona të specializuar, por ambulanca erdhi me vonesë sipas tyre.

Pas ngjarjes Denis Meçe ra në pranga, ndërsa u arrestuan edhe tre persona të tjerë. Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, jo vetëm që akuzohen se fshehën ngjarje, por edhe për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Një hetim tjetër paralel ka nisur për  veprimet e komisariatit të Pogradecit për të këtë ngjarje të rënde.

 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.