I nxehti afrikan, evitoni daljet nga ora 11:00 - 18:00! Këshillat që duhet të ndiqni

 640 0 66927e7f4eea6

Në këto ditë te nxehta e me temperatura të larta, të cilat ndikojnë në shëndet në disa mënyra, është shumë e rëndësishme të ndjekim rekomandimet dhe këshillat e mjekëve.

- Evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve 11:00 am – 18:00 pm për të gjitha grup-moshat, me kujdes të veçantë për foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit

- Përdorni veshje të lehta dhe me ngjyra të hapura si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj

- Mbani gjithmonë një shishe me ujë gjatë daljeve nga shtëpia, si dhe kapele dhe syze për mbrojtje nga dielli

- Rregulloni temperaturat e ambienteve ku qëndroni në një diferencë prej 6 gradë C me ambientin e jashtëm

- Freskohuni herë pas here me ujë të freskët

- Konsumoni sa më shumë ujë për të mos u dehidruar

-Ruani regjimin e medikamenteve sipas udhëzimeve të mjekut

- Konsultohuni me mjekun e familjes për çdo problematikë gjatë kësaj periudhe

- Kontaktoni 127 Shërbimin e Urgjencës Kombëtare për t’ju ardhur në ndihmë në çdo moment.

MSHMS ka vendosur edhe autoambulanca në zonat me fluks më të lartë të qytetarëve dhe pushuesve. Në katër qendra shëndetësore në Tiranë ofrohet shërbim 24/7 për urgjencat pediatrike si dhe janë 34 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.