"U tregua më burrë se burrat"/ Babai i Deas bën deklaratën e papritur për Oltën dhe ironizon Luizin

 640 0 642c23aaf32a5

Babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për rrugëtimin e të bijës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Bujari i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni.

Por jo vetëm kaq, pasi ai ka komentuar edhe në lidhje me Olta Gixharin, ku shprehet se për të ajo është fituesja morale e këtij Big Brother. E vlerëson lojën e saj dhe sipas tij ka ditur të fashojë zemrën e saj pa u viktimizuar asnjëherë aty brenda.

Pjesë nga intervista:

Bujar Hoxha: Doja të përshëndesja një nënë që ka luftuar atje me një zemër të plagosur.

Blendi Salaj: E ke fjalën për Oltën.

Bujar Hoxha: Do ta thosha në fund emrin. Sinqerisht ka ditur të luftojë dhe ta fashojë aq bukur atë zemrën pa u viktimizuar asnjëherë atje brenda, asnjëherë nuk ka dashur ajo që të marrë pëlqime nga jashtë se ajo qe veç me djalin.

Për mua është fituesja morale e Bigut dhe për këtë nuk ma ndërron asnjëherë mendimin. U tregua më burrë se të gjithë ata që i thonë vetes burrë atje brenda me daljen që bëri. Në fund ajo i vuri shqelmin lekëve dhe zgjodhi dashurinë.

Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë. Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.