‘Presion’ nga bashkëshorti? Olta dëshiron të lërë shtëpinë e Big Brother Vip, çfarë pritet të ndodhë sonte

 640 0 642830c1dc382

Banorët e Big Brother VIP pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj pas  sulmit ndaj Top Channel ku u vra roja i sigurisë.

Në promon zyrtare të BBVIP, njoftohet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar të lërë shtëpinë ku ende nuk dihet se cili do jet vendimi i saj deri në fund të spektaklit, dhe motivet e saj për të lënë në këtë pikë lojën.

Kujtojmë se tre të nominuarit e javës janë Kesi, Qetsori dhe Antoneta.

Sakaq disa ditët më parë Olta ka zhvilluar një bisedë telefonike me partnerin e saj Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në Top Channel. 

Gjatë bisedës, Dori ka këshilluar aktoren që të ndjekë lojën e saj dhe të mos merret me Luizin, pasi ai është thjesht banor aty.

Olta Gixhari: Dua të shkoj ne finale s’më intereson a fitoj

Dori: Luizi ka lojën e vet, çke ti që merr për bazë Luizin. Ai është banor. Nuk është Luizi që merret me BB

Olta: Vdes për ty, o Zot je jeta ime

Pas kësaj telefonata është mbyllur nga produksioni.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.