space

Të çmendur pas fanellës së golit të historisë në Leskovs, paguhen mbi 3000 euro për fanellën e Manajt

 manaj sd 3
Fanella që Rey Manaj veshi në sfidën ndaj Serbisë, më 11 tetor në Leskovc, është kthyer në një objekt të çmuar koleksionistësh.
Në ankandin ndërkombëtar të organizuar nga MatchWornShirt, me të cilën FSHF bashkëpunon zyrtarisht, ajo u shit për plot 3,100 euro. Oferta fituese erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku blerësi, i vendosur për ta pasur këtë kujtim historik, rriti çmimin plot 11 herë, nga 378 euro në mbi tre mijë.

 Screenshot 2025 10 20 at 14 sd 800x450

Fanella mban firmën e Manajt dhe mbetet një simbol i veçantë, pasi ai ishte autori i golit që vulosi fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, një moment që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve kuqezi.

Kjo është fanella e dytë më e shtrenjtë e Kombëtares shqiptare në ankand. Rekordin e mban ajo e Nedim Bajramit, e veshur në përballjen ndaj Italisë në Euro 2024, kur ai shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash. Ajo fanellë u ble për 5,792 euro.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.