Partizani mposht Laçin dhe merr i vetëm kreun e Superiores
Partizani mori fitoren e dytë dhe kryeson kampionatin i vetëm me 6 pikë.
“Demat e kuq” mundën Laçin me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku ishin superiorë dhe mund të kishin shënuar më shumë.
Goli i Partizanit u shënua në fundin e pjesës së parë, pas një penalltie të shkaktuar nga Mazrekaj.
Me VAR u akordua dhe Skuka nuk fali, edhe pse Dajsinani e kuptoi krahun.
Në pjesën e dytë Partizani u ndal nga shtylla pingule me pas një gjuajtje të Hotit, ndërkohë që rrezikoi edhe disa herë të tjera të shënonte golin e qetësisë me Carën dhe Da Silvën.
Goli nuk erdhi, por me rëndësi për Partizanin ishin tre pikët ndaj një ekipe si Laçi që konsiderohet rival për pozicionet e sipërme në renditje.
LEXO TE NGJASHME