Roma prezanton sulmuesin e Italisë, gati edhe dy dhurata për Mourinhon
Ka marrë fund pritja e gjatë e Andrea Belottit për t’u bërë një lojtar i Romës. Sulmuesi i komnbëtares italian kërkoi me insistim kalimin tek ekipi i Jose Mourinhos, dhe ashtu ka ndodhur.
Verdhekuqtë kanë zyrtarizuar afrimin e 28-vjeçarit, i cili vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Torinon. “Gallo” ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin italian, teksa ka zgjedhur fanellën me numër 11.
Belotti do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon, pagë që me bonuse prek shifrën 3 milionë euro. “Andrea është një nga sulmuesit më të mirë në Itali.
Jemi të lumtur që e kemi rritur nivelin e repartit ofensiv me afrimin e tij”, deklaroi Tiago Pinto, drejtori sportiv i Romës, ndërkohë që sulmuesi deklaroi: “Mezi po pres të dëgjoj himnin e Romës përpara tifozëve tanë”.
Merkato e klubit kryeqytetas nuk është mbyllur. Jose Mourinho pret një mesfushor shkatërrues dhe drejtuesit janë gati t’i sjellin Mady Camara nga Olympiacos, 25-vjeçarin e kombëtares së Guinesë.
LEXO TE NGJASHME