Ekipi i parë nga Kosova kualifikohet për kupat evropiane: 'Ballkani'
Në Stamboll të Turqisë u hodh të premten shorti për raundin e grupeve të “Conference League” 2022-2023.
Ballkani, ekipi i parë i futbollit nga Kosova që arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian, zbuloi kundërshtarët e tij, pasi u evitua përballja me të vetmin ekip serb në short.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ishte një nga skuadrat e fundit që u zgjodh nga vazoja e skuadrave më të ulëta në Conference League ndërsa vendi tjetër i lirë ishte në Grupin D që përfshinte Partizanin e Beogradit, njofton REL.
Kampionët e Kosovës ndodhen në grupin G, ku kundërshtarë do të kenë Slavia Praha-n, CFR Cluj dhe ekipin turk të Sivassporit.
Ekipet nga Kosova dhe Serbia – e cila nuk e njeh pavarësinë e vendit fqinj – janë ndarë nga UEFA në shortet e garave që kur federata më e re në kontinent u bë anëtare e institucioneve të futbollitt evropian gjashtë vjet më parë.
Ballkani do t'i luajë ndeshjet në shtëpi në stadiumin kombëtar të Prishtinës sepse stadiumi i tij në Suharekë nuk i plotëson standardet e UEFA-s.
Debutimi në fazën e grupeve është një shpërblim i merituar për Ballkanin që avancoi në tre raunde kualifikuese të këtij kompeticioni pas humbjes në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Me këtë kualifikim Ballkani do të përfitojë të paktën 3 milionë euro që UEFA i jep secilës prej 32 skuadrave të fazës së grupeve nga një fond prej 235 milionë eurosh. Ballkani gjithashtu mund të fitojë 500.000 euro për çdo ndeshje të fituar dhe 166.000 euro për ndeshjet që përfundojnë në barazim. UEFA paguan më shumë bonuse për kalimin në raundet e eliminimit direkt.
“Conference League”, nisi sezonin e kaluar pas një vendimi të UEFA-s në 2018-n për t'i dhënë një kompeticion konkurrues skuadrave të cilat zakonisht janë të tejkaluara në raundet kualifikuese të Champions League dhe Europa League.
Fituesit e tetë grupeve kalojnë në raundin e 16-të që luhet në mars. Ekipet që renditen të dytat në grupe shkojnë në një raund të play-off-it në shkurt me tetë skuadra që i bashkohen nga Europa League. Finalja do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin e Slavia Pragës.

LEXO TE NGJASHME