Hidhet shorti i Champions League: Goglat rezervojnë përballje 'titanësh', Lewandowski rikthehet në Munich
Është hedhur në Stamboll, qyteti pritës i finales së edicionit 2022/2023, shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
32 kuadrat e kualifikuar në Kupën me veshë të mëdhenj, u njohën kështu kundërshtarët e tyre të ardhshëm.
Sigurisht kjo fazë e kompeticionit më të rëndësishëm evropian na rezervon përballje mjaft të forta, ku vlen të përmendet Bayern Munich, Barcelona dhe Inter në grupin C, PSG, Juventus, Benfica në grupin H apo Milan-Chelsea në grupin E.
GRUPET:
GRUPI A: Ajax – Liverpool – Napoli - Rangers
GRUPI B: Porto – Atletico Madrid – Bayern Leverkusen – Club Brugge
GRUPI C: Bayern Munich – Barcelona – Inter – Victoria Plzen
GRUPI D: Eintracht Frankfurt – Tottenham – Sporting - Marsille
GRUPI E: Milan – Chelsea – Salzburg – Dinamo Zagreb
GRUPI F: Real Madrid – Leipzig – Shakhtar Donetsk - Celtic
GRUPI G: Manchester City – Sevilla – Dorussia Dortmund - Copenhagen
GRUPI H: PSG – Juventus – Benfica – Maccabi Haifa
Për shkak të Kupës së Botës në Katar, orari i ndeshjeve të klubeve në Evropë, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, do të lëviz. Faza e grupeve do të përfundojë tashmë në fillim të nëntorit, në kohën e mëparshme të raundit të katërt.
Luhen nga dy ndeshje në shtatë apo tetë ditë.
*1. raundi: 6./7. shtator
*2. raundi: 13./14. shtator
*3. raundi: 4./5. tetor
*4. raundi: 11./12. tetor
*5. raundi: 25./26. tetor
*6. raundi: 1/2 Nëntor
Titullin e mbron Real Madridi, ndërsa ndeshja finale do të luhet në Stamboll më 20 qershor 2023.
LEXO TE NGJASHME