14 shenjat e hershme të autizmit që asnjë prind nuk duhet t'i injorojë
Çrregullimet e spektrit të autizmit janë ndër problemet më të shpeshta të neurozhvillimit, të cilat pjesa më e madhe e prindërve i frikësohen.
Por, cilat janë disa nga shenjat më të hershme për të cilat prindi duhet të shqetësohet dhe të kontaktojë mjekun specialist?
– Vonesa gjuhësore;
– Mospërgjigje ndaj emrit të tij;
– Humbje e aftësive gjuhësore dhe sociale;
– Kontakt me sy i dobët;
– Mungesa e buzëqeshjes apo përgjigjes sociale;
– Aftësi e dëmtuar për të bërë shoqëri;
– Aftësi e dëmtuar për të filluar apo realizuar një bisedë me bashkëmoshatarët;
– Mungesë e lojës imagjinare dhe sociale;
– Përsëritja e fjalëve apo përdorim i pazakontë i gjuhës së folur;
– Interesa strikte të pazakonta;
– Preokupim me objekte apo sende të çuditshme;
– Mungesë fleksibiliteti ndaj ndryshimeve të rutinës;
– Mbireagim apo nënreagim ndaj stimujve të ndryshëm;
– Lëvizje të përsëritura të paqëllimta.
Shenjat ndryshojnë nga njëri person te tjetri në varësi dhe të ashpërsisë së simptomave. Diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme janë elemente thelbësore, ndaj mos ngurroni të kontaktoni mjekun specialist sa më shpejt.
LEXO TE NGJASHME