Mos e bëni këtë gabim kur hani qershi, mund të jetë fatale

qershi.kujdes

Jemi në sezonin e qershive dhe këto ditë me siguri të gjithë i keni konsumuar me shumicë. Por disa njerëz kur i konsumojnë i kanë qejf t'i hanë bashkë me bërthamat. Mirëpo për gastroenterologët kjo gjë mund të jetë shumë e rrezikshme.

Mjekët e urgjencës kanë treguar se ndonjëherë ju është dashur edhe të bëjnë një ndërhyrje sepse dikush ka ngrënë qershi ose vishnje të plota, me gjithë bërthamë.

Çdo bërthamë mund të shkaktojë një problem të madh në traktin gastrointestinal. Përkatësisht, me kalimin e viteve, për shkak të dobësisë së muskujve, vërehen zmadhime në zorrën e trashë, siç janë xhepat. Bërthamat e frutave mund të bien dhe të qëndrojnë aty dhe kjo zakonisht zgjidhet me ndërhyrje kirurgjikale, thonë mjekët.

Megjithatë, ky nuk është problemi i vetëm. Bërthamat nuk mund të treten dhe, nëse dikush ka ndonjë problem me tretjen, ato qëndrojnë më gjatë dhe mund të fryhen me kalimin e kohës dhe të krijojnë problem edhe te të rinjtë.

Mjekët thonë se një sasi e vogël nuk shkakton komplikime, por nëse hamë shumë bërthama atëherë do të na ndodhin probleme.Për këtë arsye thjesht duhet shmangur çdo lloj bërthame, jo vetëm e qershisë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.