U kthye në trend vitet e fundit: Pse është i rëndësishëm uji me limon?
Uji me limon u kthye në trend disa vite më parë dhe shumë njerëz betohen për përfitimet e tij.Uji me limon redukton fryrjen pasi vepron si diuretik, i cili ndihmon kur trupi mban lëngun e tepërt.
Por cilat janë përfitimet e ujit me limon:
Mund të forcojë imunitetin
Një limon përmban rreth 20 miligramë vitaminë C, që është rreth 20% e sasisë së rekomanduar ditore. Vitamina C ndihmon sistemin imunitar dhe vepron si një antioksidant.
Mund të zvogëlojë rrezikun e gurëve në veshka
Nëse keni disa lloje gurësh në veshka, ato oksalate, citratet në ujë me limon do të ndihmojnë në ‘shpërbërjen’ e gurëve.
Mund të përmirësojë tretjen
Nëse vuani nga probleme me tretjen, shtimi i fibrave në dietën tuaj nuk është mënyra e vetme për të shpejtuar gjërat. Uji me limon në mëngjes vepron si laksativ nëse e pini të ngrohtë.
Mund të përmirësojë pamjen e lëkurës
Hidratimi përmirëson pamjen e lëkurës. Mund të blini shumë kremra dhe serume, por nëse nuk hidratoni, nuk do të arrini kurrë rezultate optimale. Kur lëkura është mjaftueshëm e hidratuar, ajo duket elastike dhe pamja e rrudhave të imta reduktohet.
Mund të ndihmojë në humbjen e peshës
Uji ju ndihmon të ndiheni të ngopur, veçanërisht nëse e pini para ngrënies. Në këtë mënyrë ju mund të zvogëloni marrjen e kalorive sepse do të hani më pak.
LEXO TE NGJASHME