Fatal për shëndetin, pse kondicioneri nuk duhet ndezur kurrë kur sapo kemi hipur në makinë
Në disa vende në botë, tipike të nxehta, shumica e automjeteve përdorin kondicionerin, në shtëpi, zyrë a kudo. Edhe në makina, shumë njerëz, në rrugë të gjata apo më pak të tilla, zgjedhin kondicionerin.
Me siguri, edhe juve ju ndihmon për të krijuar një gjendje më të freskët, por ka edhe një avantazh të madh – t’ju bëjë të ndiheni më rehat. Por gabimi që bëjmë shumica prej nesh është që e ndezim kondicionerin direkt sapo futemi në makinë, me xhamat ende të mbyllur. Kur e lëmë makinën në hije, brenda një dite mund të grumbullohen 400-800 mg benzinë. Nëse e parkoni makinën në diell, në një temperaturë më të lartë se 16 gradë, niveli i benzenit arrin 2000-4000 mg. Kjo është 40 herë më i lartë se niveli i lejuar.
Të ulur në një makinë ,e xhama të mbyllura, njerëzit fillojnë të thithin benzen por kjo toksinë ndikon në veshkat, mëlçinë dhe indet e kockave. Përveç kësaj, eliminohet shumë ngadalë nga trupi. Manuali i përdorimit thotë se duhet të hapen xhamat për disa minuta para se të ndizet kondicioneri.
Hulumtimet tregojnë se, para se të fillojë të ftohë ajrin, kondicioneri e nxjerr jashtë të gjithë ajrin e nxehtë, e bashkë me të edhe benzenin, toksina që shkakton kancer. Edhe pse vera dhe temperaturat e larta janë shumë afër, kndicionerët nuk janë e vetmja gjë që mund të na ndihmojë t’i mbijetojmë vapës.
Kërkoni zgjidhje të tjera në vend të tyre.
LEXO TE NGJASHME