Sado ta pëlqeni ngjyrën çokollatë, mos bëni kurrë solar; vë në rrezik jetën

solar.keshlla

Ngjyrën çokollatë të lëkurës e duam të gjithë. Jeta intensive dhe angazhimet e përditshme, jo gjithmonë na e mundësojnë të kalojmë kohë në plazh aq sa do të dëshironim. Disa persona duan rezultate më të shpejta dhe zgjedhin të bëjnë nxirje artificiale për të arritur qëllimin. Lajme të këqija vijnë nga shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët besojnë se ndalimi i solareve mund të shpëtojë jetë.

Një ekip nga Universiteti i Mançesterit ka punuar me shkencëtarë në Australi, ku solarët tashmë janë të ndaluar. Ata analizuan dëmin dhe kostot e lidhura me rrezikun në ambiente të mbyllura.

Hulumtimi në “British Journal of Dermatology” sugjeron se mund të ketë 1200 më pak raste dhe 200 më pak vdekje, në jetëgjatësinë e 18-vjeçarëve mbi të cilët projektuan modelin. Profesorja Adele Green, një eksperte në shëndetin dhe sëmundjet nga Universiteti i Mançesterit tha: “Ne gjurmuam ndikimin që do të kishte një ndalim total në 620,000 18-vjeçarë në Angli. Ka shumë keqkuptime për nxirjen artificiale, si për shembull disa thonë se të furnizon me vitaminë D dhe jep nxirje mbrojtëse, por kam frikë se të dyja këto janë të pasakta. Nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’u nxirë”.

Sipas shifrave nga “Cancer Research”, ka rreth 2,300 vdekje nga kanceri i lëkurës melanoma çdo vit vetëm në UK dhe këshilla e tyre është të mos përdorni fare solaret. “Nuk ka gjë të tillë si nxirja e sigurt, veçanërisht nëse keni lëkurë të zbehtë ose shumë nishane, ne do t’ju këshillonim të mos i përdorni. Shtetërit e diellit japin doza më të mëdha të rrezeve UV sesa dielli tropikal i mesditës dhe ajo që bëjnë këto rreze UV është dëmtimi i ADN-së në lëkurën tuaj.”

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.