Një maskë për çdo problematikë, vezët bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj

vezët bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj

Edhe tradita të ndryshme të lashta si kineze, egjiptiane dhe arabe kanë përdorur vezët (sidomos të bardhat e tyre) si përbërës kryesor të maskave të fytyrës, sepse ato rikthejnë pastërtinë, shkëlqimin, rininë dhe natyrisht zbutin rrudhat në lëkurë.

Maska ushqyese

Bëni një masë të veçantë me lëng portokalli dhe miell, përzieni me të verdhën e vezës në mënyrë që masa të mos jetë shumë e trashë, por të përhapet bukur. Aplikojeni në fytyrë, qafë dhe dekolte, por edhe në duar. Mbajeni deri në 40 minuta dhe lani.

Maskë e shpejtë për lëkurë të yndyrshme

Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen shkumë, shtoni një lugë çaji lëng limoni dhe lëreni të qëndrojë për pak. Shtrydhni lëngun e gjysmës së kivit dhe fërkojeni mirë në lëkurën e fytyrës dhe qafës. Kur lëngu i kivit të thahet, aplikoni të bardhat e vezëve të rrahura në mënyrë të barabartë dhe mbajeni për 20 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas të ftohtë. Kjo maskë tërheq, zbardh lëkurën dhe mbyll poret.

Maska piling kundër pikave të zeza

Përzieni një lugë krunde me të bardhat e vezëve të rrahura dhe aplikojeni në fytyrë. Lëreni të thahet mirë. Filloni me lëvizje rrethore ta fërkoni masën derisa ta hiqni nga fytyra. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e më pas të ftohtë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.