Llumi i kafes është zgjidhja për këto probleme të përditshme
Shumica e njerëzve, pasi pinë kafen, e derdhin llumin e saj në lavaman, duke e konsideruar si diçka pa ndonjë funksion. Në fakt, ky mendim është i gabuar. Llumi i kafes gjen një sërë përdorimesh dhe bën "mrekulli" në shumë aspekte të përditshmërisë.
Eliminon bakteret dhe parazitët
Llumi i kafes mund të përdoret për të eliminuar parazitët ose bakteret nga çdo ambient në shtëpinë tuaj. Mjafton të spruconi pak llum kafeje në zona të shtëpisë ku mendoni se keni parazitë apo baktere dhe do të vini re se ato do të largohen.
Mjet për pastrim
Nëse enët janë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin. Fërkojeni enën mirë me të, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobiliet dhe lërini të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.
Maska për flokë
Fërkojeni llumin në flokë para se të aplikoni shampo dhe lërini të qëndrojë pak e më pas shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.
Redukton celulitin
Përzieni në një tas llumin e kafes së ngrohtë me një lugë vaji ulliri ose bajamesh apo edhe arrash. Ndërkaq, zonat e lyera me këtë masë mbështillini me një qese kuzhine dhe lërini ashtu për 5 minuta. Pasi ta keni hequr qesen, qetësohuni me një dush të ngrohtë. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë.
Ushqen bimët
Shumë bimë kanë nevojë për plehun e duhur kimik dhe për sasinë e duhur të ujit për të mos u tharë apo për të mos u dëmtuar nga dielli, ndërsa bimë të tjera kanë nevojë për gjëra të tjera.
Për shembull, në kopshtin tuaj mund të keni bimë të cilat kanë nevojë për më shumë acid.Të tilla bimëve u bën shumë mirë llumi i kafes. Mjafton të derdhni pak llum rreth rrënjës së bimës. Do të habiteni nga rezultatet.
LEXO TE NGJASHME