Me çfarë temperature duhet ta gradoni piasterin sa herë që drejtoni flokët

pjastri.gradee

Të gjitha ne e kemi patjetër në shtëpi një stilues flokësh si pIasteri dhe të paktën njëherë e kemi pyetur veten nëse po i drejtojmë flokët në temperaturën që duhet për të mos i dëmtuar. Parukieret janë ato që e dinë më mirë se kushdo temperaturën e piastrës së flokëve.

Nëse i drejtoni flokët në temperaturë të ulët ato nuk do të drejtohen mirë dhe nëse i drejtoni në temperaturë të lartë mund të shkaktoni dëme serioze tek to. Sipas ekspertëve, është mirë të vendosni piasterin në 185 ° C. Kjo temperaturë ndihmon në stilim dhe nuk i dëmton flokët pasi nuk e humbasin lagështinë dhe mbeten me shkëlqim, të lëmuar dhe të shëndetshëm.

Temperatura e ulët nuk do të ketë rezultatet e dëshiruara pasi do t’ju duhet t’i piastroni flokët disa herë në mënyrë që të drejtohen siç duhet. Sigurisht, siç e theksuam edhe më lart, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe temperaturave shumë të larta, pasi për shembull në 210° C keratina fillon të shkatërrohet.

Nëse i doni flokët me shkëlqim dhe të lëmuar, atëherë temperatura e duhur për piasterin do të jetë truku juaj i ri i bukurisë. Flokët e ëndrrave tuaja mund të bëhen realitet dhe ne sapo ju kemi zbuluar sekretin.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE REJA

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.