Dhalla indiane me famë në gjithë botën për pastrimin e organizmit

dhalle.specaa

Lini mënjanë dhallin klasik, pra, thjesht kosin e holluar me ujë, e provoni magjitë e kuzhinës indiane, të famshmet lassi. Përzierje erëzash pikante me kripën e kosin, të cilat luftojnë infeksionet, mikrobet, hidratojnë dhe janë “bomba” të vërteta mineralesh e vitaminash...

LASSI ME SELINO, BORZILOK DHE LIMON
Hedhim në grirës tre fije mesatare selinoje të freskët, një tufë borzilok dhe një kokërr limon. Të gjitha recetat lassi mund të bëhen edhe në grirës, edhe në shtrydhëse. Varet nëse doni të ndieni copëzat e erëzave dhe perimeve në lassi apo doni t’i shmangni ato. Pasi të jenë grirë të gjitha bashkë, apo bërë lëng, shtohet dhalli i ftohtë dhe kripa. Përzihen edhe një herë në grirës apo mikser dhe pija e përftuar shërbehet menjëherë, që të mos humbasë freskinë.


LASSI ME SPEC TE KUQ, SPEC DJEGË S, HUDHËR PLUHUR DHE KOPËR
Grijmë ose shtrydhim një tufë kopër dhe një spec të kuq. Pastaj shtojmë dhallin e ftohtë e me radhë kripën, specin djegës dhe hudhrën, të dyja në trajtë pluhuri, dhe i përziejmë derisa të lidhen të gjitha bashkë. Një pije që lufton infeksionet dhe është e pasur në vitamina.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.