Pushimet dimërore, ja destinacionet e preferuara në rajon

00.8bore200532

Turizmi dimëror sa vjen dhe po bëhet më tërheqës për pushuesit. Përvecc destinacioneve shumë të bukura dhe natyrës shqiptare, tashmë një interes shumë i madh është edhe për vendet e rajonit.

Shumë afër nesh, në Kosovë, Brezovica është një prej vendeve e cila mbushet shumë me pushues sapo bie dëbora e parë.Ky fshat në komunën e Shtërpcës është qendra më e rëndsishme turistike për sportet dimërore. Brezovica shtrihet pranë maleve të Sharrit është qenda me infrastrukture më të kompletuar për zhvillimin e aktiviteteve dimërore.Qendra e skijimit "Brezovica" është e hapur për dashamirët e skijimit gjatë gjitha stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësin e shfrytëzimit.

00.4Brezovica25168202154

Boga ndodhet mes maleve të Rugovës. Fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën. Boga të jep një ndjenjë më miqësore dhe pothuajse të gjitha objektet e kësaj qendre janë të vendosura në një vend të përbashkët. Ajo gjithashtu ofron një shtrirje afër teleferikëve, të cilët gjenden afër shtëpive të bukura prej druri, për të kaluar një fundjavë të këndshme. Në fshat ndodhet një pistë skish me parametra bashkëkohorë, ku mund të argëtohen edhe fillestarët në këtë lloj sporti. Këtu është bërë një punë e mirë për thithjen e turizmit dimëror nëpërmjet rrugëve të komunikimit dhe akomodimit.

 

Mavrova gjithashtu është e njohur per bukurite natyrore qe ofron , pisten e skive , liqenin e bukur , ajrin e fresket nga malet perreth. Ndodhet ne veri te Maqedonisë, shtrihet ne malin Bistra . Pista e Skive, qe dikur ka qene piste Olimpike eshte 1960 m e gjate dhe eshte e pajisur me infrastrukturen me te mire, teleferiket nuk mungojne ne te katert anet e saj.

00.5bora1514113647

Nëse zhvendosemi në Kroaci duhet të vizitojmë patjetër Parkun Kombëtar të Plitvicës. Gjithë bukuria e tij qëndron tek 16 liqenet që lidhen me njëri tjetrin nga ujëvara të mrekulueshme për syrin e njeriut. I gjithë ky territor ka një botë mjaft të pasur si bimore ashtu edhe shtazore, duke përmendur këtu: arinjtë, ujqërit dhe lloje shumë të rralla zogjsh.Parku qëndron i hapur gjatë gjithë vitit, dhe me orare të tejzgjatura gjatë stinës së verës.  Nuk ka asgjë më të mirë sesa shëtitjet në këto territore fantastike, gjë që krahasohet me pak të tjera në botë.

00.6turizem.zvicer651846512

LEXO TE NGJASHME

0.9 keshilla

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.