Të sjellësh verën në tryezë: ngjyrat dhe shijet e stinës

dehsira.vera.tryezee

Dëshira për të shtruar darka me miqtë apo familjarët sikur na shtohet edhe më shumë gjatë stinës së verës e na shijon kur atë e kemi të shtruar bukur, me ngjyra e harmoni në të gjithë elementet.

Tavolina perfekte e verës duhet të pasqyrojë ngjyrat, shijet e atmosferën fantastike të kësaj stine. Freskia dhe thjeshtësia mund të bëhen koncepte për t'u zbatuar në tavolinat tona, me pjata në temën që sjell sa më afër verën. Këtu janë sugjerimet që marka italiane Easy Life, ekskuziviteti i dyqanit GLAMOUR HOME na propozon për t’ia arritur më së miri këtij qëllimi.

Aroma e pemëve të limonit - Koleksioni Amalfi

Italia, por edhe Shqipëria , siç e dimë janë plot me bukuri të mrekullueshme të zonave bregdetare fantastike si ajo e Amalfi-t, apo e Dhërmi-ut e Sarandës tonë apo jo?

Easy Life sjell këtë mrekulli në tavolinë me koleksionin Amalfi. Ashtu siç këto zona janë  destinacione shumë të  preferuara turistike në verë, edhe linja e dedikuar nuk mund të mos na kujtojë ditët e kaluara në bregdet dhe për rrjedhojë të bëhet ideale për një tryezë verore. Deti, dielli dhe mbi të gjitha pemët e limonit. Në fakt, koleksioni fokusohet pikërisht tek limonët, një produkt tipik i zonave bregdetare, por edhe vetë Amalfi-t, me karakteristika të shkëlqyera, të tilla, për ta bërë atë të famshëm në të gjithë botën. Ngjyrat e bardha dhe të verdha të sjellin menjëherë në mendje freskinë dhe diellin si dhe bukurinë e natyrës. 

Koleksioni Amalfi ofron një gamë të gjerë artikujsh prej porcelani me cilësi të lartë. Pjata drejtkëndëshe, pjata të sheshta dhe pjata supe, tasa dhe gota, shishe vaji dhe uthulle por dhe shumë më tepër. Setet e aperitivëve përbëhen nga tasa të vegjël, praktikë e me dizajn modern. Një linjë unike dhe e rafinuar, e cila tregon bukurinë e verës.

Magjia e detit - Koleksioni Bord de Mer

Qeramikë dhe valë të lehta të një deti të qetë, paraqiten në sipërfaqen e valëzuar të enëve të koleksionit "Bregdeti" të markës italiane EasyLife. Njerëzit që jetojnë buzë detit e mbushin gjithmonë jetën e tyre me imazhet e tij, ndaj kur kanë krijuar koleksionin “Bregdeti" (Bord De Mer) dizenjuesit kanë rikrijuar detin në një "pjatë argjendi".

Skajet e pabarabarta, si të papërpunuara të pjatave të porcelanit,  ngjajnë me copa xhami apo guaska të lëmuara nga deti. Pjatat dhe filxhanët janë zbukuruar me vija të bukura blu, gjithashtu të pabarabarta dhe me ndërprerje në disa vende, që duken i të venitura nga dielli i ndritshëm dhe era e kripur e detit. Peshqit e vegjël shumëngjyrësh të bukur i shtojë edhe më shumë bukuri e tone jete këtij koleksioni.

Në të gjitha koleksionet EasyLife, bukuria e modeleve kombinohet me cilësinë e materialeve dhe mjeshtërinë delikate të punimit. "Bregdeti" (Bord de Mer) është një prej linjave elitare prej porcelani të cilësisë së lartë duke bërë që vizatimet në produkt ruajnë shkëlqimin dhe qartësinë e tyre për një kohë të gjatë. 

Ato vijnë në një linjë të plotë me pjatanca, pjata të thella, ato të sheshta si edhe tasa e filxhanë shoqëruar me një kuti të bukur që i bën perfekte dhe për një dhuratë .

Kapni në rrjetat tuaja shenjat e bukura të jetës në bregun e ngrohtë të detit, të vizatuara në pjatat e koleksionit "Bregdeti " nga linja EasyLife të cilën e gjeni ekskluzivisht në dyqanin GLAMOUR HOME, Kati 0, GLAERIA ETC ose porosisni online në www.instagram.com/glamour.home.al

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.