Sekreti për të hequr shenjat e gishtërinjve nga pajisjet e kuzhinës, nuk ju duhet asnjë detergjent

amvisa.gishta.pajisje

Amvisat e dinë më së miri se pajisjet prej inoksi mund të jenë të vështira dhe sfiduese për t’u pastruar. Edhe pse duken shumë bukur në kuzhinë, ato marrin lehtësisht gjurmët e gishtërinjve dhe vijat, duke i bërë ato paksa të vështira për t’u mbajtur gjithmonë pastër.

Por, falë trukut të dobishëm të ekspertes së pastrimit, mund t’i pastroni me lehtësi ato shenja të bezdisshme menjëherë. Një eksperte e quajtur Marlen Komar, ndau me Apartment Therapy teknikën e gjyshes së saj për pastrimin e pajisjeve prek inoksi.

Ajo funksionon aq mirë, sa Komar tha se kurrë nuk përdor asnjë pastrues tjetër. Komar shpjegoi se pasi t’i fshini pajisjet tuaja, thjesht hidhni disa pika vaj ulliri në një leckë dhe më pas vazhdoni fshirjen. Të gjitha vijat dhe njollat ​​do të pastrohen pikërisht para syve tuaj, duke lënë një sipërfaqe pa njolla.

“Kjo për shkak se vaji lë një shtresë mbrojtëse mbi çelikun, duke e mbrojtur atë nga njollat,” tha Kormar. Pas një fshirjeje me vaj, do të keni një shkëlqim të mahnitshëm dhe pa kosto shtesë për pajisjet tuaja të kuzhinës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.