Si të zgjidhni qershitë më të mira? Ekspertja shpjegon se cilat duken bukur, por janë të kalbura

qershite.kalburaa

Fruti i preferuar i qershorit për të gjithë është qershia. Tashmë, ato shiten në tregje dhe dyqane të ndryshme, por jo gjithëkush di t'i përzgjedë. Cilësinë e qershive mund ta kontrolloni vetëm nga pamja apo aroma e tyre dhe ekspertët këshillojnë të zgjidhni frutat më të lehta, me lëng, që nuk kanë dëmtime në sipërfaqe apo rrudha në lëkurë.

“Kushtojini vëmendje ngjyrës, pasi ka disa variante të së kuqes. Kur shtypet, qershia duhet të ruajë dendësinë e saj. Nëse është e butë, atëherë ose është e pjekur ose e prishur” shpjegojnë ekspertët.

Sipas fjalëve të profesoreshës së agronomisë, Irina Mahonina, është e rëndësishme t’i kushtohet kujdes lëkurës. Nëse fruti ruhet në një qese plastike, atëherë nuk duhet të ketë shenja lagështie në sipërfaqen e tij. Përndryshe, do të përshpejtojë prishjen dhe do të shkurtojë jetëgjatësinë e tyre./abcnews.al

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.