Mund ta bëni lehtësisht në shtëpi, kjo është maska që përdor Leonora Jakupi për të mbajtur të pastër fytyrën
Leonora Jakupi, vazhdon të ngelet një nga vajzat më të bukura të showbizit. Pavarsisht kalimit të viteve, ajo vazhdon të mahnisë publikun me natyralitetin e saj, që ndër vite nuk ka ndryshuar.
Prandaj dhe shumë vajza janë kurioze për sekretin e këngëtares. Në një intervistë për Prive, këngëtarja ka treguar se ka disa rituale të trajtimit të lëkurës, të cilave nuk i shmanget.
Krahas trajtimeve profesionale, i preferuari i saj është në kushte shtëpie. Leonora ka treguar se maska që e bën gjithmonë është me të bardhën e vezës dhe limon. Për këtë maskë ju duhet një e bardhë veze dhe dy lugë gjelle me lëng limoni, shtoni edhe pak mjaltë nëse dëshironi. Përzjejini bashkë të tre përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe lëreni në fytyrë për 30 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë do tju ndihmojë të eleminoni njollat kafe në fytyrë , mbylljen e poreve dhe ushqimin e lekurës.
LEXO TE NGJASHME