Është problemi më i shpeshtë i të gjitha vajzave, ja si të pastroni çantat e lëkurës me 4 hapa të thjeshtë
"Jepi një vajze këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën. Jepi çantën e duhur dhe do të ketë "gjithë" botën brenda." Dhe kur bëhet fjalë për çantat, ne vajzat duam të kemi sa më shumë, e sigurisht që ato prej lëkure nuk duhet të mungojnë në gardërobë. Siç e dini çantat janë më të ekspozuarat ndaj papastërtive, por si mund t'i pastroni pa dëmtuar sipërfaqen e tyre? Më poshtë do të lexoni katër hapa që do t'ju ndihmojnë të pastroni çantat e lëkurës thjeshtë dhe shpejt.
1. Hiqni pluhurin nga sipërfaqja
Përpara se të aplikoni ndonjë produkt pastrimi, tundeni mirë për të hequr pluhurin dhe të gjitha papastërtitë. Fshijeni nga jashtë me një napë pambuku, kurse për pjesën e brendshme mund të përdorni fshesën me korrent.
2. Ujë dhe sapuni i lëngshëm
Një nga mënyrat më të thjeshta për të pastruar çantat e lëkurës është duke përgatitur një përzierje me ujë dhe sapun të lëngshëm. Lagni një leckë dhe kalojeni kudo. Fshijeni më pas me një napë pambuku.
3. Alkool
Megjithëse përdorimi i alkoolit 90 gradë nuk rekomandohet gjithmonë, ai mund të jetë i dobishëm për heqjen e njollave, për shembull atyre të bojës ose baltës.
4. Llak për mobilje
Një mënyrë e mirë për t'u shtuar shkëlqimin dhe për të theksuar ngjyrën e çantave të lëkurës është përdorimi i llakut të mobiljeve, i njëjti që u jep shkëlqim dollapëve. Ndërsa thahet, ai forcon dhe mbron lëkurën. Si rrjedhojë çantat bëhen më rezistente ndaj papastërtive dhe disa lloje njollash, si yndyrat. Megjithatë, duhet të përdoret pak dhe gjithmonë nga jashtë duke përdorur një leckë të thatë.
LEXO TE NGJASHME