Kremi që ju përshtatet në pranverë sipas moshës suaj
Pranvera na ka ardhur dhe ndryshimi i rutinës suaj të bukurisë është i domosdoshëm. Kremi i ri për fytyrën, përveçse më i lehtë, duhet të jetë i përshtatshëm edhe për moshën tuaj dhe të mbështesë jetëgjatësinë e lëkurës, duke ruajtur dhe përmirësuar trashëgiminë kundër plakjes së lëkurës.
Ndryshimi në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, është thelbësor për të përshtatur ardhjen e verës. Ditët e kësaj stine karakterizohen nga alternimi i diellit dhe nxehtësisë me shi dhe erë, madje edhe kremi i fytyrës duhet të përshtatet.
Kremrat e fytyrës, çdo moshë ka nevojat e veta
Shtohet edhe faktori i moshës: “Çdo moshe i korrespondon një veprim i ndryshëm, i cili duhet pasur parasysh kur zgjidhni kremin për sezonin e ri”, shpjegon dermatologia Laura Brunelli. Vëmendja e vërtetë duhet të fillojë rreth moshës 30 vjeçare: “Në këtë dekadë duhet të fillojmë të parashikojmë duke parandaluar kështu çdo dëmtim të ardhshëm”.
Në të 40-at
Pas moshës 40-vjeçare lëkura fillon të ndryshojë sepse prodhimi i kolagjenit zvogëlohet, ose më saktë fillojnë të shfaqen shenjat e para të plakjes në epidermë”, - shpjegon mjekja.
Ndryshimi i lëkurës në moshën 50 vjeçare
Një ndryshim që shfaqet tërësisht rreth moshës 50-vjeçare kur veprimi i kremit të fytyrës nuk duhet të fokusohet më në parandalim por në zbutje.
Kremrat e fytyrës për lëkurën e pesëdhjetë vjeçareve do të duhet të fokusohen në reduktimin dhe ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave që lindin për shkak të uljes së nivelit të kolagjenit, gjë që çon në dështim strukturor.
Kësaj i shtohet edhe një hollim dhe dehidratim i epidermës që shkaktojnë thatësi edhe në lëkurën deri tani më të yndyrshme.
Teksturat e duhura për kujdesin e lëkurës për pranverë
Në pranverë "mund të lini mënjanë teksturat që janë shumë të rënda ose të yndyrshme. Kushtojini vëmendje edhe atyre me përbërës fotosensibilizues si acidi glikolik ose retinoli për të lënë vend për kremrat më të lehtë. Preferoni ato me kremra kundër diellit, të domosdoshëm për të mbrojtur lëkurën nga ekspozimi i parë sezonal, të aplikohen edhe në qafë dhe dekolte. Në këtë drejtim mund ta përgatisni lëkurën edhe me suplemente”- sqaron dermatologia.
Kremrat e fytyrës pranverore, përbërësit e duhur: acidi hialuronik, vitaminat, elastina dhe kremrat kundër diellit
Acidi hialuronik, mbi të gjitha, është përbërësi i domosdoshëm për të gjitha moshat: në fakt, me kalimin e kohës lëkura humbet aftësinë e saj për të mbajtur ujin, duke u tharë. Acidi hialuronik, një molekulë tashmë e pranishme në trup, e kundërshton këtë humbje duke ruajtur një nivel të lartë hidratimi, një kusht i domosdoshëm për lëkurën në çdo moshë.
“Më vonë me kalimin e moshës, acidi aiulonik duhet të shoqërohet me vitaminë E e cila gjithashtu ka një veprim kundër plakjes, por në një mënyrë tjetër. Në fakt, ajo mbron nga dëmtimet e plakjes të shkaktuara nga ndotja, smogu dhe stresi, prandaj është i përshtatshëm për moshat 35-40 vjeç e lart, kur lëkura fillon të testohet edhe nga faktorë të jashtëm”.
LEXO TE NGJASHME