Zhdukni përgjithmonë aknet, pse të gjithë po provojnë metodën e re me lazer

mbajtje.kirurgjiaa

Mbajtja e maskave kirurgjikale për një kohë të gjatë gjatë pandemisë, ka sjellë efektet e saj negative në lëkurë. Problemi është gjithnjë e më i përhapur dhe incidenca më e lartë është tek vajzat, veçanërisht midis moshës 13 dhe 15 vjeçare, ndërsa tek djemtë duket se aknet shfaqen më shumë në moshën 15 dhe 17 vjeçare. Megjithatë, ky është një problem që mund të prekë çdo moshë.

Si mund të trajtohen aknet?

“Trajtimi i akneve sot përfshin përdorimin e medikamenteve topikale ose nga goja si acidi retinoik, xhel me peroksid benzoil ose kremra antibiotikësh, deri në izotretinoinë, një ilaç që kërkon 10-12 muaj terapi, gjithmonë të ndjekur nën mbikëqyrjen e vazhdueshme mjekësore me detyrim", - shpjegon Dr. Domenico Carella, dermatolog dhe ekspert në terapinë me lazer. “Natyrisht, të gjitha këto terapi, veçanërisht ajo e fundit, nuk janë pa efekte anësore, duke filluar nga tharja e lëkurës deri te një sërë problemesh të tjera, që mund të shfaqen me intensitet të ndryshëm përgjatë rrugës terapeutike. Pa harruar se gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse nuk mund t'i kryejnë këto terapi, të cilat kanë kundërindikacione edhe për ato që dëshirojnë të bëhen me fëmijë së shpejti”.

Sa seanca nevojiten për shenjat e akneve?

Kur bëhet fjalë për aknet, pavërësisht origjinës së ndryshme të tyre, është gjithmonë gjëndra dhjamore ajo që preket. Prandaj, bëhet fjalë për denatyrimin e saj në mënyrë që të jetë i suksesshëm trajtimi për puçrrat. Një nga mënyrat e trajtimit është lazeri Accure. "Funksionon me anë të një nxehtësie të kontrolluar që çaktivizon në mënyrë specifike aktivitetin e gjëndrës dhjamore, duke penguar prodhimin e tepërt të sebumit dhe në këtë mënyrë bllokon aknet. Mund të përdoret në çdo moshë dhe ju lejon të ndërhyni me sukses në fytyrë dhe në trup, veçanërisht në shpinë dhe të pasme ku vërehen më shpesh manifestimet e akneve. Lëkura nuk dëmtohet dhe arrihen rezultate të shkëlqyera pa marrë ilaçe”, - shpjegon mjeku dermatolog. Seanca e trajtimit është e shpejtë, mesatarisht 30-45 minuta për të gjithë fytyrën dhe 10-20 minuta për zona të vogla: një deri në tri trajtime në një distancë prej 3-6 javësh janë të mjaftueshme për të zgjidhur përfundimisht problemin.

Kur mund të bëhet lazeri i akneve?

Duke qenë se pas trajtimit lëkura nuk duhet të ekspozohet në diell, përkundrazi duhet mbrojtur me një faktor të lartë mbrojtës, koha më e mirë për të bërë laserin e akneve është periudha vjeshtë-dimër.

Kush nuk mund të bëjë terapi me lazer?

Lazeri në përgjithësi ka kundër indikacione në shtatzëni, në gjidhënie dhe në rastet e sëmundjeve dhe neoplazmave të rënda autoimune. Në çdo rast, kërkohet këshilla paraprake mjekësore përpara se t'i nënshtroheni trajtimit me lazer.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.