Çfarë mund të ndodhë me flokët tuaj nëse ndaloni së përdoruri shampo

shampo.perdorimi

Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz po heqin dorë nga shampo dhe po zgjedhin mënyra më natyrale për të pastruar flokët e tyre. Ata që përdorin këtë metodë besojnë se i ndihmon të mbajnë flokët e tyre me shkëlqim dhe më të shëndetshëm.

Sipas Bright Side larja e flokëve pa shampo ka disa përfitime mbresëlënëse për shëndetin dhe bukurinë.

1. Lëkura e kokës do të jetë më e shëndetshme.

Ndërsa shampoja juaj e preferuar mund t'i pastrojë mire flokët tuaj, të kesh pak sebum në lëkurën e kokës, në të vërtetë i bën mirë asaj. Lëkura e kokës prodhon një sasi të ekuilibruar yndyre që i mban flokët tuaj të shëndetshëm dhe të hidratuar në mënyrë natyrale. Për shkak se shampoja synon të heqë yndyrën e tepërt, përdorimi i saj mund të dëmtojë flokët tuaj, duke e lënë lëkurën tepër të thatë.

2. Flokët tuaj mund të duken më me volum.

Ka shumë produkte në treg që premtojnë t'i bëjnë flokët tuaj të duken më voluminoz, por mospërdorimi i shampos në fakt mund t'ju ndihmojë ta arrini këtë. Përdorimi i shumë produkteve në fakt mund të dëmtojë flokët dhe lëkurën tuaj dhe do të duhet shumë kohë për t’i rregulluar. Më pak është padyshim më shumë kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve, dhe heqja e produkteve me kimikate të forta në to mund t'i bëjë flokët tuaj më të fortë dhe më të plotë.

3. Flokët tuaj mund të duken më pak të yndyrshëm.

Kur zgjidhni një shampo, ndoshta dëshironi që ajo të largojë me sukses yndyrën nga flokët tuaj. Por larja e flokëve me shampo shumë shpesh mund të bëjë që flokët tuaj të duken edhe më të yndyrshëm. Sa herë që lani flokët me shampo, ajo streson lëkurën në lëkurën e kokës, duke bërë që ajo të dërgojë sinjalin për të prodhuar edhe më shumë yndyrë  për t'u qetësuar.

4. Mund të keni nevojë për më pak produkte stilimi.

Pavarësisht se çfarë po përpiqen të na bindin reklamat e shampove, mospërdorimi i tyre mund të rezultojë në flokë me teksturë më të mire, duke bërë të mos keni nevojë për sprej dhe xhel për t’i stiluar. Sebumi dhe vaji që prodhon skalpi juaj janë jetik për flokët tuaj dhe larja e tyre mund të çojë në një ditë të keqe për flokët.

5. Do të jeni më pak të ekspozuar ndaj kimikateve jo të shëndetshme.

Shampo juaj e preferuar me siguri ka erë të mirë, por përbërësit artificialë që po i japin atë erë të këndshme mund të jenë potencialisht të dëmshëm dhe irritues. Dhe ndërsa këto kimikate mund t'ju ndihmojnë të merrni rezultate të menjëhershme, ato mund të dëmtojnë flokët dhe lëkurën tuaj në planin afatgjatë. Sulfatet që gjenden në shumë shampo, për shembull, mund të irritojnë lëkurën tuaj dhe të thajnë skalpin.

Në vend të shampos, zgjidhni disa mënyra më të sigurta dhe më të buta për të pastruar flokët, të tilla si soda e bukës ose vaji i kokosit.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.