Paskemi gabuar gjithmonë, 4 arsyet pse dermatologët JU NDALOJNË të fshini fytyrën me peshqir

peshiqiri.fytyraaa

Nëse mendoni që kapaku i tualetit është objekti më i pisët në shtëpinë tuaj, gaboheni, pasi ndryshe nga ç'mendonim peshqiri rezulton të jetë një vatër e vërtetë bakteresh. Dhe nëse e përdorni për të fshirë fytyrën, dijeni që po i shkaktoni një dëm të madh lëkurës. Sipas "Bright Side" studimet e ndryshme kanë treguar se si përdorimi i vazhdueshëm i tij ndikon në shfaqjen e tri problemeve të mëposhtme.

1.SHKAKTON AKNE

Fshirja e fytyrës me të njëjtin peshqir që përdorni për trupin duket si një veprim “i pafajshëm” në pamje të parë, por dëmi që po i shkaktoni lëkurës është i frikshëm. Duke qenë se peshqirët ruhen në banjë, ku edhe ajri është më i lagësht, akumulojnë shumë papastërti dhe baktere që përfundojnë direkt në lëkurë.  E njëjta gjë ndodh edhe kur përdorni një peshqir vetëm për fytyrën, si rrjedhojë do të keni pore të bllokuara dhe akne.

2. LËKURA MUND TË PLAKET MË SHPEJT

Sa më shumë t'i lani peshqirët, aq më shumë dëmtohet materiali i tyre, kësisoj fërkimi që krijojnë vepron si një eksfoliant agresiv për lëkurën tuaj, duke e bërë atë të pambrojtur ndaj infeksioneve dhe rrudhave.

3. REDUKTON EFIKASITETIN E PRODUKTEVE TË KUJDESIT TË LËKURËS

Edhe pse tharja e fytyrës pas larjes duket si një gjë e natyrshme për t'u bërë, në realitet, kjo gjë nuk lejon lëkurën tuaj të përfitojë sa më shumë nga produktet që po aplikoni në të. Ndryshe nga ç’keni bërë gjithmonë, dermatologët këshillojnë për shembull që të aplikoni kremin hidratues në lëkurë ndërkohë që ajo është e lagur për një veprim më të mirë.

4. LËKURA JUAJ DO TË JETË MË E YNDYRSHME

Mund të tingëllojë kontradiktore, por tharja e lëkurës tuaj në fakt mund ta bëjë atë më të yndyrshme. Për shkak se peshqirët e ashpër mund të heqin vajrat natyralë, serumin, që lëkurës i nevojitet për të qenë e shëndetshme. Duke e fshirë vazhdimisht gjëndrat dhjamore nën sipërfaqen e lëkurës do të duhet të prodhojnë më shumë vaj për të balancuar thatësinë, si rrjedhojë lëkura juaj do të jetë më e yndyrshme.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.