Krem për masazhimin e kraharorit që zhbllokon rrugët e frymëmarrjes
Kollë, ftohje, bllokim hundësh, inflamacion i bronkeve. Fëmijët sidomos janë shumë të ekspozuar ndaj këtyre bezdisjeve, sidomos gjatë sezonit të dimrit. Në farmaci ka shumë produkte për lyerje me të cilin u masazhohet kraharori fëmijëve, por nëse nuk keni besim tek përbërësit e tyre, ja si përgatitet vetë një i tillë:
Përbërësit:
2 lugë gjelle dyllë bletësh i grimcuar
3 lugë gjelle vaj ulliri
9 pika vaj esencial kanfora
5 pika vaj esencial eukalipti
Tenxhere me ujë për banjëmari
Tas qelqi
Kavanoz qelqi
Në banjëmari shkrini dyllin e bletëve në zjarr shumë të ulët. Shtoni nga pak vajin e ullirit. Më pas në një kavanoz qelqi në ngjyrë të errët, përziejini bashkë duke shtuar edhe vajin esencial të kanforës për të fluidifikuar bronket dhe atë të eukaliptit i cili stimulon aparatin respirator.
Ky krem përdoret duke marrë një lugë për ta masazhuar në gjoks për 5-10 minuta. Vajrat esenciale zhbllokojnë bronket dhe nga ana tjetër lejojnë fyrmëmarrjen e lehtë me një veprim balsamik për kollën dhe ftohjen.
LEXO TE NGJASHME